Zёri i saj karakteristik ka bёrё qё të cilësohet si njё nga kёngёtaret mё të mira. Çdo punim i Ponit kap majat e suksesit dhe kthehet nё njё hit. Si rrallё herё me personazhet publike, Poni nuk ёshtё lakuar nё mediat rozё pёr ndonjё aventurё të saj. Duket se kёngёtarja di ti ruaj mirё sekretet. 

Por kёtё radhё Ljami.net ka bёrё tё ditur emrin dhe mbiemrin e saj, i cili ёshtё Shqiponja Karafili.

Nuk ёshtё ndonjë rast i padëgjuar kjo histori, pasi të shumtё janё kёngёtarёt të cilёt kanё pseudonime nё vend të emrave të vёrtetё. Të tillё janё Noizy (Rigels Rajku), Dj Blunt (Edon Dedi), Enca (Ruensa Haxhia), Real 1 (Ilir Zhita), Cozman (Ylber Abdullahu), Mozzik (Gramoz Aliu), Capital T (Kushtrim Ademi), Soni (Sonja Malaj), 2 Ton (Arton Avdyli), Stresi (Arkimed Lushaj), Big Basta (Gerald Xhari).