Rita Ora dhe Lewis Hamilton siç shihet edhe nga fotot, kanë kaluar ditë të bukura bashkë në Ulqin. Java ka filluar me lajme të pandërprera për pushimet e Rita Orës në Ulqin dhe arritjen e kampionit të Formula 1, Lewis Hamilton pas saj. Hamilton ka shkuar me aeroplan privat në Malin e Zi, dhe ka qëndruar në pushimoren e Ritës dhe kanë kaluar momente të mira bashkë.

Megjithëse janë munduar të mos e shfaqin këtë pushim në rrjetet sociale, më në fund kanë dalë disa foto të publikuara nga e përditshmja britanike “The Sun”, ku të dy shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin.