Mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor në Kamëz, përpara shkollës “Ibrahim Rugova” djali i ish deputetit të PS-së Ndue Kola goditi me makinën e tij tip BMW furgonin e policisë, ku ngeli i vdekur efektivi i policisë Ervin Haxhiaj dhe u plagosën dy efektivë të tjerë të polisë.
22-vjeçari Arnold Kola ka qenë i dehur mbrëmë, ndërkohë që udhëtonte me 140 km/h. Pikërisht aty ku mbrëmë shkaktoi tragjedi, ai është dënuar më parë për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Drejtësia i dha dënim me kusht për arsyen se ai po ndiqte studimet e larta dhe nuk ishte dënuar më parë. Por kjo nuk i ka shërbyer si mësim Arnoldit dhe 3 ditë pa i mbaruar dënimi me kusht, ai shkaktoi tragjedinë e mbrëmshme në Kamëz.





