Vetëm pak orë më parë u bë publik i dashuri i Lori Hoxhës, me të cilin blogerja po kalon pushimet në Maldive. Lajmi doli nga një foto e publikuar nga vetë Lori në Instagramin e saj.

Pavarësisht kujdesit që trashëgimtarja e Top-it tregon vazhdimisht për postimet në rrjetet sociale, i dashuri, Vis Bajraktari, duket më i hapur për marrëdhënien e tij. 

Nga postimet e bëra në llogarin e Visit duket se çifit ka kohë që janë bashkë. Veç të tjerash ‘vizitat’  në vende të ndryshme na bëjnë të kuptojmë që çiftit I pëlqen të udhëtojë. Dhe kjo është e dukshme nga të dy. Edhe në ato raste kur Lori përpiqet “të fshehë” diçka, Visi e tregon.