E dimë që luleshtrydhet janë të mira dhe shumica prej nesh, sigurisht që i pëlqejnë ato. Por ajo çfarë bën gjithashtu shumica prej nesh (thuajse të gjithë) është që luleshtrydhet i hamë pasi i kemi pastruar dhe hequr bishtat me gjithë gjethe.

Por, duhet të dimë se bishtat e luleshtrydheve kanë veti shëruese. Është provuar se bishtat e luleshtrydheve qetësojnë problemet gastrointestinale dhe iu bëjnë mirë kyçeve.  

Veç të tjerash, bishtat e luleshtrydheve nuk kanë shije të keqe dhe ngjajnë me spinaqin apo ndonjë lloj perimeje me gjethe jeshile.

Ja disa përdorime për gjethet dhe bishtat e luleshtrydheve

Ujë. Përdorini bishtat e luleshtrydheve për t’i bërë pjesë të ujit që do të pini. Rezulatit: ujë pak i ëmbël dhe i freskët me më pak tepër shije se uji me kastravec apo me limon.

Uthull. Shtoni pak gjethe luleshtrydhesh në sallatën tuaj verore duke e përzier me uthull dhe luleshtrydhe. Shtypini luleshtrydhet në një tigan salce, shtoni uthull vere të bardhë të cilësisë së lartë dhe vëreni përzierjen të ziejë. Pas rreth një minute, derdheni në një kavanoz, lëreni të freskohet dhe pastaj vendoseni në dollap.

Smoothie. Ju hidhni çdo gjë në pijen tuaj të mëngjesit, që nga sallata jeshile deri te selinoja. Pse të mos shtoni edhe pak gjethe luleshtrydheje në këtë përzierje? Hidhni luleshtrydhe të plota me gjithë gjethe në pijen tuaj smoothie, për më shumë teksturë dhe shije.

Çaj. Fusni gjethe të freskëta ose të thata luleshtrydhesh organike në ujë të zier për pak minuta. Hiqini gjethet përpara se ta pini.