Ja pse u mor i pandehur Ardit Gjebrea dhe kallëzimi i plotë ndaj tij
Tre ditë më parë, citynews informoi se moderatori i emisionit “E diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea është marrë i pandehur nga Gjykata e Tiranës. Ai është paditur nga Faslli Canaj, babai i Alda Canaj, adoleshentes së vrarë në vitin 2001 nga Marjan Rrokaj. Këtë të fundit, Gjebrea e ka marrë në intervistë nga ambientet e burgut dhe për këtë arsye, familja Canaj e ka paditur atë penalisht.
Citynews ka arritur të sigurojë përmes gjykatës, një kopje të padisë ndaj Ardit Gjebreas dhe TV Klan, ku u transmetua intervista me autorin e vrasjes.
Në padinë e Faslli Canaj ndaj Gjebreas dhe TV Klan, thuhet se emisioni i cili zgjati më shumë se 30 minuta i ka risjellë familjes Canaj ate ngjarje te dhimbshme për familjen se tij, e ndodhur rreth 15 (pesembedhjete) vite me pare.
Famlija Canaj thekson se për emisionin nuk kanë patur asnjë sinjalizim ndaj familje dhe kjo i shkaktoi një tronditje sa që nuk mund të përshkruhet. Në padinë ndaj TV Klan dhe Gjebreas thuhet se familja Canaj është “Fyer botërisht” dhe të akuzuarit i plotësojnë elementët e kësaj vepre penale.
Ne lidhje me kete kundravajtje penale familja Cenaj pretendon se i eshte cenuar nderi dhe dinjiteti, vlerësimi qe opinioni shoqëror ka ndaj tij dhe te familjes dhe per kete fakt ai ndihet i fyer.
Më poshtë kallëzimi i plotë i Faslli Cenaj ndaj Ardit Gjebreas dhe Tv Klan.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pas vendimit të gjykatës, Gjesti thyen heshtjen: Faleminderit prej zemrës…
“Qajnë për fëmijët”, deputetja Sara Mila tregon kërkesat e prindërve për punësim
Leonora Jakupi thirrje për marshin e 12 shtatorit: Ta mbrojmë historinë tonë më të lavdishme
“Puno dhe bashkëpuno me ne”, Rama: Edhe 3 ditë për t’u bërë pjesë e rrjetit MIA. Mbi 100 aplikime





