Gjatë verës turizmi është më shumë sesa disa çadra në rërë. Argëtimi zhvendoset drejt bregdetit, aty luhet me shijet, trendet e fundit, me shkuma party , lojërat ujore,  këngëtarët dhe DJ më “in” të momentit.

Këtë vit bizneset ankohen se ka rënie, agjencitë që merren me sjelljen e këngëtarëve dhe DJ, thonë se tarifat për këto shërbime janë rritur ndjeshëm nga viti në vit.

Këngëtarët shqiptarë paguhen më pak se ata nga Kosova. Ndërsa grupet hyjnë pak në preferencat e diskove verore, e këtu përjashtim bën vetëm legjenda “Elita 5”. Pagesat e tyre llogariten nga 3,000-4,000 euro në natë.

Këngëtarët shqiptarë paguhen mesatarisht 2,000 deri në 5,000 euro në natë dhe performancat  e tyre  shpesh janë edhe me “play back”.

Këngëtarë si Ledri apo Noizy mund të paguhen në natë nga 4,000–5,000 euro. Menaxherët japin edhe shifra që kanë shkuar në 7,000 euro në natë për këngëtarë të caktuar.

Këngëtarët nga Kosova, Ghetto Geasy, Capital T, Agon Amiga, Nora Istrefi, Dafina Zeqiri, Genta Ismaili, etj., janë ndër emrat që pëlqehen më shumë  dhe tarifat e tyre shpesh i kalojnë 4,000 euro në natë. Për shembull: Dafina Zeqiri paguhet 5,000 euro në natë, ndërsa Capital T rreth 4,000.