Shpirti binjak, dy gjysma të një shpirti të vetëm, që enden nëpër botë në kërkim të njëri-tjetrit.
Nëse do ta besojmë këtë, e kush nuk do t’a besojë se diku gjendet gjysma tjetër? Ka disa shenja që na bëjnë të kuptojmë se e kemi gjetur.
Cilat janë ato?
1.Gjithçka është shumë intensive
Gjithçka në marrëdhënien tuaj është shumë intensive, idetë, pasionet, sherret mes ju, çdo aspekt i lidhjes suaj duket sikur ushqehet nga zajrri.
2. Keni ndjesinë që njiheni që më parë
Një shpirt binjak ka gjysmën e shpirtit tuaj, ndaj thuhet se me shumë gjasa, ju jeni njohur me të në jetët e përparshmë. Kjo mund ta shpjegojë atë ndjesinë e familjaritetit me të: ju e njihni atë. Keni pjesëza të njëri-tjetrit brenda jush.
3. Ju thjesht, kuptoheni në ajër!
Kjo nuk është diçka që mund të shprehet me fjalë. Është ajo ndjesia që themi shpesh “Nuk e di përse, thjesht më ngjit”, në një mënyrë të pakuptueshme, e dini se çfarë ai po ndjen apo mendon.
4. Ja njihni shume mirë dobësitë, por …..
Nëse keni ndjesinë se tjetri duhet të ndryshojë për t’u përmirësuar, kjo nuk është një shenjë e mirë. Ndërsa me një shpirt binjak edhe kur ja njihni të metat, jo vetëm që nuk ju ftohin ndaj tij, por ju bëjnë më të dashurueshëm, sipas Anabel. Thënë ndryshe, ja doni edhe difektet!
5. Nuk e imagjinoni dot jetën pa të
Pasi keni takuar shpirtin tuaj binjak, vazhdimisht mendoni se sa bosh ka qenë jeta juaj pa të, dhe nuk e imagjinoni dot nëse e humbni.
6. Jeni ju kundër botës
Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, ju jeni gjithnjë aty për njëri-tjerin. Ndjeni se së bashku me mikun apo partnerin tuaj, mund të përballoni çdo lloj stuhije!





