Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme shqyrtoi projektvendimin “Për miratimin e përmbajtjes së fletëve të votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.
Në përfundim të shqyrtimit, Komisioneri vendosi miratimin e fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, për çdo qark, në formatin landscape, duke e përshtatur sipas numrit të kandidatëve, madhësinë e fontit të shkrimit dhe stilizimet e logove.
“DurrësLajm” po publikon në foton poshtë sesi është fleta e votimit, për qarkun e Durrësit.
Për secilën nga 12 partitë politike dhe koalicionet janë 15 emra kandidatësh mes të cilëve votuesit do të zgjedhin të preferuarin e tyre.





