Fëmijët çdo ditë përballen me shumë informacione të reja, por edhe me dezinformata.
Prandaj, një nga sfidat kryesore për prindërit është të ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë një qëndrim kritik dhe të mendojnë me kujdes për atë që shohin dhe dëgjojnë në mjedisin e tyre.
Sipas revistës Psychology Today, të mësuarit e të menduarit kritik tek fëmijët mund të fillojë me dy fraza të thjeshta, që prindërit mund t’i përdorin për të ndihmuar zhvillimin e tyre.
Teoria e të mësuarit social e psikologut Albert Bandura thotë se fëmijët mësojnë jo vetëm nga ajo që u thonë të rriturit, por edhe nga ajo që shohin tek ata.
Për këtë arsye, mesazhi më i rëndësishëm që prindërit duhet t’u japin fëmijëve është se asnjëherë nuk i dinë të gjitha përgjigjet dhe se gabimet janë pjesë e të mësuarit.
Një frazë e dobishme në këtë rast është: ‘Nuk e di.’
Sipas Psychology Today, kjo frazë mëson fëmijët se të mësuarit është një proces që nuk ndalon kurrë dhe se është normale të duash të dish më shumë.
Fraza tjetër e rëndësishme është: “Isha gabim.” Një studim i vitit 2024 nga Porter zbuloi se nxënësit angazhohen më shumë në mësim kur mësuesit tregojnë përulësi intelektuale dhe pranojnë gabimet ose pasigurinë e tyre.
Këshilla për të ndihmuar fëmijën të bëhet më i shkathët:
-Lërini fëmijët të eksplorojnë vetë dhe mos i mbizotëroni me udhëzime. Krijoni një ambient që nxit zhvillimin e shëndetshëm.
-Flisni dhe lexoni me fëmijën tuaj sa më shumë që të mundeni. Sa më shumë fjalë të dëgjojë, aq më i madh është ndikimi pozitiv në zhvillimin e tij.
-Shpjegoni gjërat edhe kur përsëriten pyetje si ‘pse?’. Kur i përgjigjeni, e ktheni atë që është e panjohur dhe e pasigurt në diçka të kuptueshme, duke ndihmuar trurin e tyre të funksionojë më mirë. Syri.net-iefimerida