Shumica e vajzave e kanë menduar qoftë edhe një herë, që gishtat e të dashurve të tyre mund të jenë duke i dërguar mesazhe dhe komplimente gocave të tjera.

Që ta kuptosh qartë nëse ai u shkruan gocave nëpër DM, jini vigjilente ndaj këtyre shenjave:

Është gjithë kohës në telefon

Nëse i dashuri yt gjithë kohës i ka sytë tek telefoni dhe nuk ndalet duke dërguar mesazhe dhe ti nuk je fare në dijeni me kë po flet, ndoshta duhet të shqetësohesh. Të gjithë e vlerësojnë privatësinë, por edhe transparencën.

E mbron me mish e shpirt telefonin

Nëse e merr me vete edhe në dush, stresohet kur i vjen natën ndonjë mesazh, apo nuk të lejon as t’i hedhësh sytë ekranit të telefonit, me shumë mundësi po të fsheh diçka.

Nuk të kthen kurrë përgjigje direkte

Nëse ti e pyet “Me kë po flet?” dhe përgjigjet e tij janë gjithnjë të paqarta, ka gjasa që të ketë një problem.

Nuk do që të postosh foto me të në rrjetet sociale

Kur ai është gjithë kohës aktiv në rrjetet sociale dhe nuk të lejon të postosh foto me të, apo t’i bësh tag diku, ndoshta po i mban opsionet hapur.

E sheh që bën like/komenton kudo nëpër foto gocash

E kuptojmë frustrimin! Megjithatë, mos e lër inatin të të pushtojë, por vër re edhe shenjat e tjera.