Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe gruaja e tij kanë lënë sallën e gjyqit pas seancës dëgjimore, e cila zgjati rreth 30 minuta.

Maduro është urdhëruar të paraqitet për seancën e tij të radhës në gjykatë më 17 mars.

Ndërsa po zhvilloheshin diskutime për një datë të përshtatshme, avokati mbrojtës i Maduros tha se klienti i tij ka disa probleme shëndetësore dhe mjekësore dhe kërkon një formular që mund të plotësohet “në mënyrë që të marrë ndihmën e duhur mjekësore gjatë paraburgimit”.

Pasi iu lexua një përmbledhje e akuzave kundër tij, udhëheqësi i rrëzuar i Venezuelës, Maduro, u deklarua i pafajshëm në gjykatën federale në Nju Jork.

“Nuk jam fajtor “, tha Maduro kur gjykatësi e pyeti se si po deklaronte veten.

“Unë jam një njeri i ndershëm. Unë jam ende president i vendit tim”, shtoi Maduro.