Karriera e James Rodriguez merr një kthesë të konsiderueshme. Në moshën 30-vjeçare, futbollisti kolumbian ka vendosur të lërë Europën për t’u transferuar në Lindjen e Mesme.

Everton ka arritur akordin me skuadrën katariote të Al-Rayyan një transferim që pritet të zyrtarizohet në orët e ardhshme.

James Rodriguez ka edhe një vit kontratë me Everton me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon, por ish-lojtari i Real Madrid nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Everton Rafael Benitez dhe për këtë arsye ka zgjedhur ta vazhdojë karrierën në Katar te Al-Rayyan.