Në parashikimin në “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu informon se jemi në javën më të rëndësishme të vitit.

Eklipsi diellor dhe Hëna e re në Dem kanë energji të fuqishme që do lëvizin lidhjet armike ndaj kjo do të ndikojë fort në të gjitha shenjat.

Priten ndryshime të mëdha, por edhe rreziqe për secilën shenjë të zodiakut.

Meri Shehu: Kjo është java më e rëndësishme e vitit, është një nga javët më të fuqishme që ne do bëjmë punë të mëdha, disa do zhgënjehen më shumë se asnjëherë.

Kemi një eklips diellor dhe Hënën e re në Dem, që është gjë e rrallë ndaj energjitë janë të fuqishme.

Shenjat e qëndrueshme Dem, Akrep, Luan dhe Ujor të 10-ditëshit të dytë do kenë një ndryshim të madh në jetën e tyre që do mbizotërojë për shumë vite.

Dashi – 3 yje

Shumë planetë në shenjën e Peshqve, përsëri planet e tyre nuk dalin përpara ose të jenë të dukshme, por në prapaskenë do bëhen shumë marrëveshje ekonomike të fuqishme. Nëse ka ndonjë projekt ambicioz por që edhe riskojnë, ta marrin në konsideratë por t’i mbajnë të fshehta planet e tyre. Takimi i Mërkurit me Neptunin e Jupiterin do sjellin marrëveshje të mëdha.

Demi – 4 yje

Do ndryshojnë jetën për mirë dhe do fokusohen në gjëra të reja, por mund të kenë edhe ndonjë surprizë të papritur. Do hyjnë në rrugë të re, fundi i javës do jetë bombastik në ndryshime. Të lindurit në 10-ditëshin e dytë do kenë edhe një zhgënjim të madh, ndaj duhet të përcaktojnë të drejtën nga e gabuara.

Binjakët – 2 yje

Ka një prapaskenë të fuqishme lidhur me punën, janë pak të lodhur dhe nuk i dinë gjërat. Do çlirohen pasiguritë nga fundi i javës dhe do fillojnë një jetë të re. Një femër do ndikojë negativisht në mbylljen e disa projekteve të tyre. Forcat do dalin lidhur me karrierën pas eklipsit dhe Hënës së re.

Gaforrja – 2 yje

E kanë marrë me qetësi dhe gjërat nuk kanë freskinë e duhur. Duhet të vihen në lëvizje sepse duhet të marrin një inovacion më shumë. Kontaktet, marrëveshjet e reja dhe marrëdhëniet duhet të jenë stabël, jo emocionale.

Luani – 3 yje

Javë fantastike në marrëveshje ekonomike sepse të lindurit në 10-ditëshin e dytë do hyjë në një rrugë të re, do shijojnë pasione, por disa nuk do ndajnë të drejtën nga e gabuara. Ekziston mundësia e një gabimi fatal në jetën e tyre nëse nuk janë të kujdesshëm.

Virgjëresha – 4 yje

Është një nga javët më erotike në marrëveshje, planifikime, partneritete, qëllime të reja, surprizë të madhe. Fati vjen drejt jush dhe ju përkëdhel por duhet të prisni fundin e javës sepse eklipsi diellor e Hëna e re duan kohën e tyre për t’iu dhënë fushëpamjen dhe sigurinë për të ecur përpara. Është një javë që mund të merrni vendime të rëndësishme dhe të nënshkruani kontrata të mëdha në çfarëdo aspekti.

Peshorja – 3 yje

Si shenjë kardinale duhet të merret shumë me punën e projektet, do kenë intensitet pune, nuk do kenë famën që kërkojnë por do kenë avantazh të madh. Në ekonomi do kenë disi pasiguri e humbje ndaj mos të rrezikojnë në këto ditët e para.

Akrepi – 4 yje

Mund të dashurojnë, krijojnë, bëjnë vepra të bukura, do kenë një javë shumë erotike. Hyjnë në kontakte të mrekullueshme dhe mund të merren me shumë aktivitete. Është një javë martesash e bashkëpunimesh të rëndësishme që ju jep mundësinë e një fillimi të ri.

Shigjetari – 3 yje

Janë të lodhur e pezmatuar dhe kanë një pasiguri lidhur me shëndetin e punën. Duhet të presin fundin e javës që të shohin më mirë perspektivën e gjërave dhe punëve. Marrëveshjet familjare dhe sqarimet do jenë të mira, por duhet t’i kenë kujdes e përparësi.

Bricjapi – 2 yje

Hëna e re ende nuk po iu jep finalizimin siç duhet por e rëndësishme është që do kenë një pengesë deri në fund të javës. Kjo vjen nga një femër pranë familjes ose shoqërisë që i pengon por pas fundit të javës e tutje do marrin kënaqësi. Të kenë kujdes shëndetin.

Ujori – 5 yje

Është një çështje shumë e rëndësishme për ekonominë, familjen, ndryshimet, zhvendosjet dhe surprizat. Ujorët e 10-ditëshit të dytë duhet të kenë kujdes sepse mund të mashtrohen ose gabojnë fort dhe kjo mund të rrëzohet si kështjellë rëre.

Peshqit – 5 yje

Planetët janë thuajse të gjithë në Peshk e lidhen bukur dhe do i shohim në intensitet pune. Hëna e re dhe eklipsi diellor sjellin një mbyllje e një hapje. E rëndësishme është që duhej të mbyllej porta dhe nuk duhet të bien në lidhjen fatale. Janë të destinuara për të ndodhur dhe java do jetë karmike për të gjithë.

Marrë nga tvklan.al