Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë të dhënë për gazetarët deklaroi se javën e ardhshme, do të dorëzojë në Kuvend një nismë pro SPAK-ut dhe BKH-së ku do të propozohet edhe rritja e fondeve për të pasur një numër më të lartë hetuesish, ashtu siç edhe SPAK ka kërkuar.

“PD do të depozitojë javën e ardhme një nismë protektive ndaj SPAK dhe BKH, e cila dorëzohet në Kuvend. Kjo paketë pro-spak, nuk është kundërvënie ndaj ofensivës së Ramës, Metës, apo Berishës, është mbi të gjitha përmbushje ndaj angazhimit tonë për sistemin e drejtësisë. 4 do të jenë fushat kryesore të ndërhyrjeve ligjore dhe vendimeve të tjera. I pari ka të bëjë me amendamentet përkatëse të buxhetit të shtetit, për burime njerëzore të bëra nga SPAK. Do të kërkojmë fonde të mjaftueshme për të rritur me 15% numrin e hetuesve.”, tha Basha.

Ndër të tjera, ai u pyet nga gazetarët edhe për rikthimin e Sali Berishës në grupin parlamentar, me shkresën që Gazment Bardhi në rolin e grupit parlamentar të PD, dorëzoi në Kuvend. Basha e cilësoi vendimin e Nikollës për të pranuar shkresën si nimin të demokracivë dhe si një ndër motivet renditi faktin që Berisha është shpallur non grata në SHBA-të.

“Paniku i Edi Ramës e ka bërë që të lidhë aleancë me Sali Berishën dhe mbështetësit e tij. Rama ka synim të vazhdojë pushtetin dhe Berisha një nevojtar për tu bashkuar kundër SPAK. Ne nuk mund ta pranojmë këtë. Çdo kush që merr përsipër të administrojë një kërkesë të tillë po i kundërvihet haptazi ligjit dhe përpjekjes mbarë shqiptare për të shkulur kulturën e pandëshkueshmërisë dhe për të luftuar korrupsionin. Lindita Nikolla, ky është minim i demokracisë, është një nga motive që janë shpallur non grata. PD çdo hap të tillë do ta trajtojë me seriozitet të madh. Do të bëjmë kallëzim për shpërdorim detyre. Individë që nuk përfaqësojnë PD nuk mund të diktojnë PD, distancimi ynë me non grata parlament dhe i palëvizshme. Çdo person që merr përsipër nga ana e PD-së do përballet me aksionin më të ashpër politik dhe penal”- shtoi mes të tjerash demokrati.