Në një sezon me shumë ulje-ngritje për Teutën, një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin defensiv ishte mbrojtësi Artan Jazxhi. Me paraqitje të qëndrueshme dhe eksperiencë në prapavijë, Jazxhi analizon sezonin e kaluar të durrsakëve, objektivat e skuadrës dhe pritshmëritë për edicionin e ri të kampionatit.
Artan, si e vlerëson sezonin që lamë pas për Teutën?
Ishte një sezon me vështirësi, por mendoj se skuadra tregoi karakter në shumë ndeshje. Kishim momente të mira dhe të tjera ku mund të bënim më shumë, por në fund rëndësi ka që grupi qëndroi i bashkuar.
Çfarë mendon se i mungoi më shumë skuadrës gjatë kampionatit?
Ndoshta vazhdimësia në rezultate. Kishim ndeshje shumë të mira, por nuk arritëm të ruanim të njëjtin ritëm gjatë gjithë sezonit. Detajet bëjnë diferencën në Superiore.
Në aspektin personal, si e vlerëson paraqitjen tënde?
Gjithmonë mundohem të jap maksimumin për ekipin. Jam i kënaqur me paraqitjet e mia, por besoj se ka gjithmonë vend për përmirësim.
Si është atmosfera brenda grupit aktualisht?
Atmosfera është shumë pozitive. Kemi një grup të mirë lojtarësh dhe po punojmë fort çdo ditë për të qenë sa më konkurrues në sezonin e ri.
Çfarë pret nga sezoni i ardhshëm?
Pres një Teutë më të fortë dhe më të qëndrueshme. Objektivi ynë është të luftojmë në çdo ndeshje dhe ta rikthejmë ekipin aty ku e meriton historia e klubit.
Një mesazh për tifozët e Teutës?
Dua t’i falënderoj për mbështetjen që na kanë dhënë gjithmonë. Shpresoj t’i bëjmë krenarë sezonin e ardhshëm dhe t’i kemi pranë në çdo ndeshje.





