Debati mes dy të ftuarve të mbrëmjes mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka degjeneruar në ofendime personale.

Kryeredaktori i gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari i është drejtuar analistit dhe këshillatrit të Metës, Lorenc Vangjeli me një sërë fyerjesh. 

“Je idiot! Gomar! Çfarë të të them unë ty. Ta kam thënë dhe po ta them sërish”, i tha Rakipllari, Vangjelit.

Vangjeli i është kthyer se ai “ka një nivel që nuk ja vlen të merresh”.

Pas kësaj Rakipllari ka shtuar: “Me ty po tallet i gjithë Facebook-u. Thonë që je një gomar”.

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka tentuar të ndërpresë sherrin, por duke parë që situata mund të dilte nga kontrolli kërkoi nga regjia të futeshin reklamat.