Kremlini ka konfirmuar zhvillimin e një telefonate për herë të parë mes presidentit rus Vladimir Putin me Papa Leon XIV, kreun e sapozgjedhur të Selisë së Shenjtë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha agjencisë Tass të mërkurën se Putin dhe Papa diskutuan konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë, me presidentin rus që theksoi përshkallëzimin e tij të fundit pasi Ukraina kreu sulme me dronë në bazat ajrore strategjike të Rusisë. Në të njëjtën kohë, mësohet se Putin deklaroi gatishmërinë e tij për të zgjidhur konfliktin përmes diplomacisë.
“U shpreh një dëshirë e ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin në sferën kulturore dhe humanitare, si dhe në mbrojtjen e të krishterëve dhe të vendeve të shenjta të krishtera në rajone të ndryshme të botës, veçanërisht në Lindjen e Mesme”, tha Kremlini.
Papa Leon XIV ka shprehur më herët shqetësimin e tij për situatën në Ukrainë.
“Mendimet e mia shkojnë shpesh te populli ukrainas i prekur nga sulmet e reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”, ka deklaruar Papa.