Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez, ka thënë se ndihet më seksi se kurrë më parë, pasi kaloi muajt e fundit duke u stërvitur.

Këngëtarja e cila ishte ndarë nga Marc Anthony dhe tani është në lidhje me valltarin Casper Smart, ka punuar si kurrë më herët dhe u ka thënë miqve se i kanë pëlqyer rezultatet.

“Ajo thotë se është e varur nga ushtrimet dhe i pëlqen që të duket mirë. Ajo e starton ditën duke bërë fitnes dhe më pas ushtron me pesha.

Ajo ka shtuar edhe në peshë dhe e gjitha i ka shkuar në prapanicë.

Ajo e di se nuk është më e re, por ajo ndihet e njëjtë seksi sikurse kur ishte e re”, ka thënë një burim për revistën amerikane OK.