Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion ka rrëzuar këtë të hënë, 25 maj, kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për zëvëndësim të masës së sigurimit për çështjen SASPAK.

Beqaj ndodhet në burg që prej korrikut të vitit 2024.

Ish-ministri ka bërë ankimim disa herë sa i takon masës shtrënguese ndaj tij. Ka ofruar edhe garanci pasurore prej 20 mijë eurosh. Madje i është drejtuar edhe Gjykatës së Lartë me letër zyrtare duke theksuar se të dhënat digjitale në dosjen e tij, janë marrë në formë të paligjshme.

Sipas tij, në kushte të tilla, askush nuk mund të shpallet fajtor.

Për dosjen e “Sterilizimit”, togat e zeza kanë vendosur që Beqaj të gjykohet veçmas, për veprat penale “vjedhje” duke shpërdoruar detyrën, dhe “grup i strukturuar kriminal”.