Që nga data 19 shtator vijon stërvitja e përbashkët “Joint Effort-16” midis Forcave të Armatosura me NATO-n. Sot trupat janë ndalur në qytetin e Durrësit, në Kepin e Palit, ku janë stërvitur në tokë, det dhe ajër.
Kjo stërvitje është një ndër aktivitetet e përbashkëta më të mëdha, që Forcat e Armatosura kanë zhvilluar me NATO-n në 10 vitet e fundit dhe ka si qëllim rritjen e ndërveprueshmërisë midis forcave pjesëmarrëse dhe kapaciteteve operacionale të shtabeve dhe njësive të FA në procesin e planëzimit dhe ekzekutimit të operacioneve luftarake në mjedis të përbashkët (JOINT) dhe multinacional, në nivel taktik dhe operativ.
“Joint Effort- 16” zhvillohet në vendin tonë nga data 19 dhe do të përfundojë më 29 shtator 2016.





