Plot 80 milionë paund për Milinkovic-Savic! Kjo është shumë që Jose Mourinho është gati ta shpenzojë për goditjen e parë të merkatos, që me shumë gjasa do të jetë blerja e dytë më e shtrenjtë në historinë e futbollit anglez.

Portugezi duket se ka arritur marrëveshjen me Lazion që Milinkovic-Savic të bashkohet me “Djajtë e Kuq” këtë verë.Futbollisti serb i Lacios, i zbuluar nga Igli Tare, do të jetë elementi kyç që i bashkohet Manchester United, duke formuar një treshe përrallore, së bashku me Matic dhe Pogba.

Milinkovic-Savic ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer në Romë me bardhekaltrit, duke u shndërruar në objektivin kryesor të klubeve më të mëdha në Europë, duke përfshirë Bayern Mynih, Real Madrid, Chelsea dhe United, me “Djajtë e Kuq”, që duket se do të dalin fitimtarë nga kjo garë.