Këtë të hënë protestuesit kanë gjetur një mënyrë tjetër për të protestuar teksa kanë shfaqur një banderolë të madhe te Politekniku.

“Ju erdhi fundi”, shkruhet në banderolën e madhe teksa në të shfaqet edhe një flamingo.

Banderola mësohet se është vënë nga studentët teksa në video shihen edhe flakadanë të ndezur. 

Menjëherë ka ndërhyrë policia për heqjen e saj teksa disa protestues janë nisur drejt ambienteve të Politeknikut për të mbështetur studentët që ndërmorën këtë akt.