Tjetër dëmtim per Giorgio Chiellinin. Për mbrojtësin e skuadrës së Juventusit, sezoni futbollistik i këtij viti nuk ka qenë nga më të mirët, kjo për shkak të demtimeve te shpeshta. Në sfidën kundër Udineses, 32-vjecari u zëvendësua ne minutën e 11 të takimit. Trajneri Allegri u shpreh se është dicka jo serioze dhe se shumë shpejt do të nisë fazën e rikuperimit. Në takimin e ditës së premte, kundër Milanit, Chiellini nuk do të jetë i gatshëm dhe do të tentohet që në ndeshjen e kthimit në Champions League përballë Portos, të mund të jetë ne formën e tij më të mirë fizike.

Situata nuk duket nga më të mirat pasi nuk dihet ende nëse muri i mbrojtjes bardhezi do të rikuperohet në kohë për sfidën champions. Sidoqoftë tekniku i  “Zonjës së Vjetër” nuk duket shumë i shqetësuar, pasi reparti i prapavijës ka shumë alternativa të tjera, që ofrojnë siguri. Barzagli, Bonucci, Benatia apo dhe Ruganni janë emrat që ofrojnë siguri në repartin e tërhequr. Ata e bëjnë teknikun toskan të qëndrojë i qetë dhe e vetmja detyrë është të vlerësojë se cili prej tyre gëzon formën më të mirë. Në dilemë është edhe mesfushori Sturaro, ndërkohë që pritet rikthimi i Lemina.