Gjatë tre ditëve të fundit, gati gjysma e botës perëndimore ka dhënë versionin e saj të fakteve në lidhje me penalltinë e bujshme tashmë shumë të famshme të akorduar nga arbitri në derbin e italisë mes Juventus e Milan të zhvilluar mbrëmjen e të premtes e të vendosur pikërisht nga ai episode, në favor të bardhezinjve. Tashmë edhe “Codacons”, për ndonjë motiv ka vendosur të ndërhyjë në debat, duke ia besuar opinionin e saj agjencisë së shtypit, “Adnkronos”, madje duke reklamuar edhe ndërhyrjen e Prokurës Federale. “‘Codacons’ u kërkon drejtuesve të futbollit qartësi në lidhje me penalltinë e akorduar në favor të Juventus. Ajo që ngjalli reagimin dhe irritimin e futbollistëve të Milan, rezulton të jenë deklaratat kontradiktore të gjashtëshes së arbitrave.

Në fakt, rezulton se trajneri i Milan, Montella u ka kërkuar arbitrave të mësojë se cili prej tyre ka akorduar penalltinë. Arbitri i katërt konfirmonte se kishte qenë asistenti i portës që kishte tërhequr vëmendjen për prekje të topit me dorë. Por, vetë asistenti i portës interpeloi duke deklaruar se kishte qenë vetë arbitri kryesor ai që kishte vendosur për penalltinë. Në të vërtetë, arbitri ishte tërësisht i mbuluar dhe nuk mund të shihte. Për këtë arsye janë dhënë deklarata dhe versione kontradiktore mes tyre. “Codacons” i kërkon prokurorit të drejtësisë sportive që të grumbullojë deklaratat e arbitrave dhe dëshmitë me qëllim që të qartësojë korrektësinë e sjelljes së arbitrave në lidhje me deklaratat e lëshuara. Arbitri i futbollit është përgjegjës për të vendosur mbi vërtetësi dhe korrektësi në deklaratat që jep”, citon deklarata për shtyp.

I gjithë faji i trajnerit të Milan, Vincenzo Montella, deklaratat e të cilit, të lëshuara pas ndeshjes kanë nxitur në të vërtetë efektin e padëshiruar duke gjeneruar konfuzion të mëtejshëm. Me fjalë të tjera “Codacons” ankohet jo aq shumë për një aplikim të gabuar të rregullores nga grupi i arbitrave, sa për deklaratat kontradiktore të protagonistëve, të cilat mesa duket kanë inkriminuar tashmë të gjithë gjykimin. Pra për “Assoconsumatori” çështja duhet të përfundojë në tryezën e Gjykatës Sportive, sikur të mos ishim duke diskutuar mbi një vendim të diskutueshëm, por të një vendimi vërtetë të gabuar. Nga ana tjetër, kjo nuk është hera e parë që Codacons hyn me të dyja këmbët në botën e futbollit dhe jo gjithmonë në mënyrën më oportune. Mjafton të kujtojmë polemikat e nëntorit me Mihajlovic të akuzuar për sjellje seksiste dhe denigruese në raport me femrat, pasi trajneri u kishte kërkuar futbollistëve të tij që të mos jenë meshkuj në shtëpi dhe femra në transfertë.