Praga, kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Republikës Çeke, është ndër qytetet më të vizituara në Evropë.

Praga tërheq vëmendjen e vizitorëve me urat e saj historike, katedralet, kullat dhe kështjellat. Vizitorët e qytetit kalojnë kohën në sheshin e bukur të qytetit të vjetër, ku ndodhet edhe Ora Astronomike.

Qyteti aktualisht shtrihet në një sipërfaqe prej 496 kilometrash katrorë me popullsi prej rreth 1,4 milion banorë.

Zona metropolitane e Pragës në vitin 2004 kishte rreth 2 milionë banorë.

Praga njihet si një nga qytetet më të bukur të Evropës i ndërtuar me stilin gotik, barok dhe romantik.

Qendra historike e qytetit, bashkë me pamjen unike të Kështjellës së Pragës, fitues i rekordit Guiness në vitit 1996 për kompleksin/kështjellën më të madhe në botë është pasuri e UNESCO-s. Kjo qendër historike tërheq miliona turistë çdo vit.

Në vitin 2007, 4.009.000 turistë vizituan qytetin. Që në fillimet e shekullit XII, Praga ishte një qytet në zhvillim, mbi të cilin ngrihej kështjella madhështore.

Tregtari Ibrahim Ibn Jacob e përshkruante Pragën në shekullin X si një “qytet prej guri”, që në atë periudhë ishte cilësi e qyteteve të pasura.

Praga e atëhershme ndodhej në zonën e sotme të Qytetit të Vjetër. Qyteti i artë, siç është quajtur shpesh kryeqyteti i Republikës Çeke, është ndërtuar rreth Lumit Vltava dhe ka mbetur pothuajse i paprekur edhe pas dy luftërave botërore.

Mediat sociale janë një pikënisje e shkëlqyer për t’u frymëzuar dhe për të vendosur se ku të shkoni me pushime apo për një fundjavë.

Një studim i bazuar në analizën e pothuajse 165 milionë etiketave të kryera nga “Titan Travel” zbuloi qytetet më të postuara në instagram në botë.

Qyteti më i instagramuar në botë është Londra në Mbretëria e Bashkuar. Me më shumë se 160 milionë postime në Instagram, Londra është qyteti më i instagramuar në botë për të dytin vit radhazi.

Krenohet me shumë kënde fotozhenike, duke përfshirë Kullën e Londrës, Big Benin dhe Syrin e Londrës nga të cilat mund të keni një pamje të paçmuar të horizontit të qytetit.