Fatbardh Kadilli ka dalë në deklaratën e parë për mediat pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për kreun e PD-së, ku ai u rendit i katërti ndër kandidatët.

Në fjalën e tij për mediat, Kadilli tha se megjithëse këto zgjedhje ishin të pabarabarta, ai e pranonte rezultatin dhe shtoi se ishte krenar për shkëndijën e garës që kishte ndezur brenda partisë.

Sipas tij, kryetari aktual Lulzim Basha përdori të gjitha burimet në disfavor të kandidatëve të tjerë.

“Jam krenar që në partinë time ndeza shkëndijën e pasrë të garës. Më shumë se garë kjo ishte një sfidë. Falenderoj 41 mijë anëtarët që ju përgjigjën thirrjes
Nuk jamë këtu për të shprehur fitoren publicitare të Lulit. Pabarazi mjetesh, pabarazi mjetesh njerëzore, financiare dhe kohë shumë e shkurtër. Pati kryetar që nuk lëshoi zyrën e partisë, pati deputetë që nuk mbajtën distancën e kërkuar.

Pati figura publike të cilat nuk gjenin emrat në listën e votuesve. Të gjitha këto nuk bëjnë nder. Megjithatë unë nuk jam Luli, unë e pranoj këtë rezultat”– tha Kadidlli.