Atalanta është një hap larg arritjes së një suksesi të madh në Europa League dhe pas suksesit 3-0 në ndeshjen e parë në Anfield, ata mbrojnë epërsinë ndaj Liverpoolit para tifozëve të tyre për të synuar gjysmëfinalen.

Tre gola janë shumë, por të kuqtë janë një kundërshtar i vështirë për t’u përballur edhe në këtë situatë dhe Gasperini e di mirë këtë:

“Gabimi që absolutisht nuk duhet të bëjmë është të mendojmë për rezultatin e ndeshjes së parë. Ne duhet ta luajmë ndeshjen sikur e nisnim nga 0-0. Liverpool-i është një ekip i madh, një nga më të fortët në botë. Ne do të duhet t’i qasemi ndeshjes si në Liverpool, me vëmendjen më të madhe. E dimë që edhe në futboll brenda pak minutash mund të rikthehesh, por duhet të jemi të vetëdijshëm se ‘ujku në ndeshjen e parë nuk është aq i keq sa dukej’”, u shpreh trajneri i zikaltrve.

Atalanta nën drejtimin e Gasperinit ka arritur majat historike dhe kundër Reds stadiumi do të jetë i mbushur plot dhe entuziast:

“Nxitja nga publiku mund të na japë shumë, ka emocione në qytet.

Ajo që dukej si një objektiv i pamundur është bërë i mundur edhe nëse është ende e vështirë. Ne të gjithë besojmë se jemi në një moment të jashtëzakonshëm dhe të lumtur, por duhet ta përfundojmë mirë sezonin”, tha Gasperini, i cili i ka idetë e qarta për t’ia përcjellë skuadrës:

“Liverpooli ka një identitet shumë specifik dhe unë pres versionin e tyre më të mirë të mundshëm. Ata do të vijnë këtu për të luajtur letrat e tyre, për të luajtur një ndeshje dhe rezultat të madh. Ne e dimë se do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori”, deklaroi Gasperini.