10 gusht 2015 – Një kalë prej druri i përmasave të mëdha, me karakteristikat legjendare të Kalit të Trojës, ngrihet që prej 5-6 vjetësh në pjesën veriore të bregdetit të Durrësit.
Kali prej druri ndodhet në oborrin e një godine të vogël, aktualisht të pabanuar, rreth 300 metra larg bregut të detit në plazhet e sektorit Rinia.
I ndërtuar me listela druri me pak vlerë, ai sidoqoftë është krijuar sipas vizatimit origjinal dhe u bën shumë përshtypje plazhistëve që zgjedhin të pushojnë në këtë territor.
Dy vjet më parë një kalë i ngjashëm prej druri ngrihej përpara një lokali pranë rrugës së Plazhit, por ai u hoq prej aty si ndërtim i paligjshëm.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





