200 anëtarët e zgjedhur i dhanë kuorumin mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së, i cili sot pritet të zgjedhë anëtarët e kryesisë.

Mbledhja u çel nga kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, i cili ndërsa uroi Sali Berishën për rikthimin në krye të PD-së, tha se ky rrugëtim hasi në vështirësi të paimagjinueshme.

“Berisha u rikthye pas një periudhe intensive dhe vështirësi të paimagjuneshme. Sot jemi në fazën përmbyllëse të një pune kolosale. Mes vështirësive që as I kishim imagjinuar as I prisnim, por nga dicka e keqe nis e del dicka e mirë.

Në pak muaj kemi zhvilluar jo vetëm 2 kuvende, zzhvilluam edhe kuvendin e 30 prillit, kemi patur edhe një referendum I pari në historinë e tij, jo vetëm të PD. PAtëm një palë zgjedhje locale që rezultuan determinuese jo vetëm për PD dhe jetën tonë të brendshme, po I treguan shqiptarëve se kjo PD jo vetëm fiton por I jep shpresë edhe atyre që e kishin humbur shpresën. Edhe faktorë të tjerë na u kundërvunë me shpresën se do humbisnim, fituam e treguam se jemi nisur për një rrugë që do na cojë në fitore. Ky këshill do fitojë dinjitetin që humbi në 8 vite, do marrë rolin e tij, rol që e kishte humbur në 8 vitet që kaluan. Mbase me qëllim u rritën numrat e anëtarëve të këshillit, bashkë do e cojmë PD në atë pikë, në fitore, sepse këtë presin demokratët nga ne, këtë pret e gjithë Shqipëria nga PD. 200 anëtarë janë të pranishëm, kuorumi është plotësuar”, u shpreh Paloka.