Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ambientet e SPAK, ku një qytetare nga Laçi ka tentuar të futet me forcë në godinë. Banorja, Drane Gjoka ka kërkuar të takojë kreun e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho.
Ajo ka akuzon Bashkinë e Laçit se i ka nxjerrë shtëpinë jashtë përdorimit dhe se mbi të janë vendosur katër puseta, duke e bërë të pabanueshme. Banorja thekson se prej 7 vitesh po përballet me një problem të pazgjidhur. Banorja thekson ndër të tjera, se prej vitesh po i lutet kryebashkiakes së Kurbinit, Majlinda Carës, por nuk ka marrë asnjë zgjidhje.
“Jam Drane Gjoka, banoj në Laç. Bashkia e Kurbinit më ka nxjerrë nga pordorimi të gjithë shtëpinë dhe më ka vënë katër puseta sipër shtëpisë. Nuk ka marrë asnjë mas për ujërat e bardha, as me rregullu shtëpinë dhe as që t’më bëjnë dokumentat. Kam 7 vite që i lutem Majlinda Carës, nuk kam marrë asnjë zgjidhje,” u shpreh ajo.





