DURRËS, 12 dhjetor 2014 – Tenisi është një sport fisnik, i cili preferohet dhe nga fëmijët e qytetit të Durrësit. Për të dytin vit radhazi, Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës dhe më specifikisht sektori i sportit që drejtohet nga Arian Plaku ka organizuar Kampionatin II Tenis (djem & vajza). Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 18 shkolla dhe gjithsej 90 fëmijë. Në total u zhvilluan 56 lojra. Ndeshjet u gjykuan nga Llambi Ikonomi dhe Përparim Zani. Sipas kategorive fituesit ishin:
Kategoria I (VAJZA)
Vendi I – Brunilda Puci ( Vinçenc Prendushi)
Vendi II – Gea Sefa (Vinçenc Prendushi)
Kategoria II
Vendi I – Viola Hoti “Kolegji “Albania”)
Kategoria III
Vendi I – Greta Jaku (Jusuf Puka)
Vendi II – Liridona Rexha (Kushtrimi Lirisë)
Kategoria I (DJEM)
Vendi I – Oltion Ikonomi (Kushtrimi Lirisë)
Vendi II – Flamur Rexhaj
Kategoria III
Vendi 1 – Marko Lleshi (Vinçenc Prendushi)
Vendi II – Elio Kalushi (Jusuf Puka)
/g.b. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





