Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur ditën e sotme lidhur me zgjedhjet e reja në Bashkinë e Kukësit, të cilat priten të mbahen më 24 shtator.

Berisha tha se ende nuk është vendosur nëse do të marrin pjesë në këto zgjedhje me Partinë e Lirisë. Gjithashtu, janë në diskutim edhe për procedurën të cilën do të ndjekin, a do të zgjidhet kandidati përmes “Primareve” apo jo.

“Me aleatët po diskutohet sapo të vendoet do ju njoftoj”, tha Berisha.

Ndër të tjera, ish kryeministri nuk ndali akuzat as ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të cilin tha se është një mjeran dhe është keqpërdorur nga Rama-Balla.

Lulzim Bashën e njohim si një peng të shpifur të Edi Ramës dhe asgjë më shumë. Të tillë e njohin të gjithë demokratët shqitparë, të tillë e njeh opinioni publik shqiptar.

Nëse ju mendoni se ne pranojmë faktet e kryera nga Edi Rama, u garantoj se gabohet çdo njeri që mendon në këtë mënyrë. Lulzim Basha është një mjeran i keqpërdorur sipas rastit nga Rama-Balla. Ndonjëherë ia japin me qira edhe Erion Veliajt“, shtoi ish-kryeministri.