Kanos me thikë gruan, arrestohet 47-vjeçari në Shijak, në fshatin Karpen.

Policia informon se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 47 vjeç, banues në fshatin Karpen, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.