Dy persona janë kapur në ambientet e portit të Durrësit duke vjedhur hekura të ndryshme. Autorë janë një 38-vjeçar së bashku me një minoren të moshës 15 vjeç.

Policia njofton se ka nisur procedimin penal ndaj tyre dhe e ka çuar çështjen në Prokurori.

“Më datë 12.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit R.M. dhe A.M,  vjeç 38 e 15, banues në Durrës, pasi dyshohet se  rreth orës 17:30, në ambientet e portit Durrës, u kapën duke vjedhur hekura të ndryshme dhe një pjesë balestre si ato të vagonëve hekurudhorë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.