Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikut të drogës. Shqiptarët e arrestuar janë Fabian Gjergji, 28 vjeç dhe Klesti Qose 29 vjeç.

Operacioni i koduar “Kali i Zi”, që nisi me arrestimin e 8 personave, arriti të çonte pas hekurave dy shqiptarët që rezultuan se kishin udhëhequr transportimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të mëdha të drogës të llojit heroinë dhe marijuanë në periferi të Caserta-s.

Mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët kanë përdorur një rrjet aktiv në Salento që shfrytëzonte trafikun e drogës nga Ballkani.

Policia ka gjetur rreth 639 gramë heroinë dhe më shumë se 3.5 kg marijuanë.

Gjatë vijimit të kërkimeve, një sasi e konsiderueshme heroine u gjet e fshehur në një pajisje shtëpiake (lavatriçe).

Rezultatet e hetimeve nuk përjashtojnë detaje të reja që synojnë identifikimin e atyre që merren me trafikun e lartë të drogës nga rrugët e Ballkanit.