VLORË- Policia e Vlorës, sekuestroi 91 kg kanabis sativa, ndërkohë që arrestoi dy persona. 

Burime të policisë së Vlorës, bënë me dije se kanë arrestuar shtetasit Skënder Xhaferraj dhe Nardi Xhaferraj, pasi gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri, 1 armë tip kallashnikov e një armë gjahu. 

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Vlorës për hetime të mëtejshme.