DURRES- Një sasi lënde narkotike është sekuestruar nga policia kufitare në portin e Durrësit.

160 kg hashash u gjetën të fshehura në kamionin me targa Tr 3136 I, i cili drejtohej nga Erion  Hoxha,32-vjeç dhe sipas policisë ishin të destinuar për tregun italian.

Drejtuesi i mjetit, që do të udhëtotnte për në vendin fqinj me tragetin e linjës Durrës-Bari, është shoqëruar nga policia dhe po merret në pyetje.

Ndërkohë vijon puna hetimore për identifikimin e personave të përfshirë në trafikimin e lëndës  narkotike