Arrestohet një 36-vjeçar nga Kavaja i shpallur në kërkim për dy vepra penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Nimet Zeqiri, 36 vjeç, banues në Kavajë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.