Një 47-vjeçar italian është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Pasquale Scalise, 47 vjeç, kishte ndryshuar emrin në Andrea dhe jetonte në Tiranë në zonën e “Ali Demit”. Gjykata italiane e ka dënuar 47-vjeçarin me 11 vite e 6 muaj burg për veprat penale “Mashtrim Financiar” dhe “Mashtrim kompjuterik”.
Pasquale Scalise u arrestua për t’u ekstraduar në Itali.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.





