Një person nga Shkodra është arrestuar pasi ka tentuar që të fusë në burgun e Shënkollit 5 aparate celularë.
Fran Kasneci, 48 vjeç, është kapur në flagrancë pasi ka tentuar të fusë brenda ambienteve të I.E.V.P. Shënkoll, Lezhë , 5 aparate celulare, bëri të ditur policia.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Dhënia ndihmë e një të burgosuri për largim”.





