Një sasi prej 37 kg kokainë e cila ishte fshehur në një automjet tip “Volkswagen” me targa shqiptare është kapur nga policia malazeze.

Rojet kufitare kanë ndaluar makinën në pikën kufitare Debeli Brijeg dhe nga kontrolli është zbuluar droga. Për poseduesit e kokainës nuk ka ende informacion.

Sipas burimeve të mediave vendase, droga do të hynte tranzit në Malin e Zi dhe më pas do të transportohej drejt Kroacisë.