Ditën e sotme, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi ankesën e Partisë Demokratike që kërkonte të çregjistrohej koalicioni “Shtëpia e Lirisë”. KQZ ka njoftuar se KAS ka vendosur të mos kalojë për shqyrtim kërkesën ankimore duke e rrëzuar atë.
Partia Demokratike kërkoi të shtunën shfuqizimin e vendimit që kërkoi regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Juristët e Partisë Demokratike thanë se kërkesa e paraqitur nga LSI-ja, PDK-ja dhe Komisioni i Rithemelimit u dorëzua në kundërshtim me kodin elektoral përpara se të regjistroheshin si parti.
Një tjetër argument është se janë përdorur simbolet e Partisë Demokratike pa miratimin e Lulzim Bashës.