Katastrofike paraqitet gjendja te ky pallat 11-katësh në Durrës. Pallati i ndodhur në lagjen nr.18 te fusha e rërës, i shpallur i pabanueshëm, është shkatërruar plotësisht në 5 katet e para të tij.

Shkallët kanë rënë të gjitha, ndërsa banorët e pallatit, të tmerruar kanë kapërcyer nëpër dhomat e hapura të apartamenteve për të dalë jashtë pasi ra tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë.

Banorët e pallatit thonë për “DurrësLajm” se kanë parë tmerr me sy, pasi me fëmijë të vegjël në krahë janë detyruar të kapërcejnë blloqet e betonit që iu shembeshin para këmbëve.

Fatmirësisht, banorët e këtij pallati nuk kanë pësuar lëndime të mëdha dhe kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë jashtë.