William, Kate, Harry dhe Meghan u shfaqën në publik për herë të parë bashkë pas deklaratës së William në një intervistë televizive ku zbuloi se ai dhe vëllai i tij i vogël kishin marr# rrugë të ndryshme.

Të dy çiftet, së bashku me mbretëreshën Elisabeth dhe Charles e Camilla, morën pjesë në eventin “Royal British Legion Festival of Remembrance” për të përkujtuar 7- vjetorin e disa prej betejave më të njohura të Luftës së Dytë Botërore. Imazhet e publikuara nga mediat britanike tregojnë çiftet bashkë, por larg njëri tjetrit.

Për herë të fundit Kate, William, Meghan dhe Harry u shfaqën pranë njëri-tjetrit në muajin qershor, kur Mbretëresha Elizabeth festoi ditëlindjen e saj. Ky ribashkim i habiti të gjithë, pasi në një farë mënyre Harry pranoi thashethemet e përçarjes, ku në një intervistë për Tom Bradby ai u shpreh se po ndjek një rrugë të ndryshme nga vëllai i tij.

Megjithëse është thënë se Kate dhe Meghan kanë qenë “fajtoret” e kësaj përçarje mes vëllezërve, është mësuar se Middleton i vjen keq për këtë gjë, madje ajo përpiqet të qëndrojë sa më larg dramave të tyre.