KAVAJË, 13 gusht 2013– Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Durrës-Kavajë, në afërsi të fshatit Qerret. Në aksident janë përfshirë dy makina, më konkretisht një ambulancë e cila udhëtonte në drejtim të Kavajës pas transportimit të një të sëmuri në Spitalin e Durrësit dhe nje dhe një mjet tip BMW. Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur, drejtuesi i ambulancës dhe infermieri që udhëtonte në të, të cilët ndodhen në Spitalin e Durrësit, pa probleme serioze për jetën. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte autoambulanca, ku gjatë ndërrimit të korsive, drejtuesi i saj ka humbur kontrollin duke u përplasur me automjetin tip BMW.
Kavajë: Autoambulanca aksidentohet me një mjet tip BMW
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Përmbytja dhe rrëshqitja masive në Nepal, rëndohet bilanci nga katastrofa, rreth 750 të vdekur dhe mijëra të zhdukur
Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë me fëmijën e tyre në të njëjtin shtrat
Vodhi Audin Q5, italiani përplaset me disa makina gjatë arratisjes, arrestohet nga policia! Një efektiv mbeti i plagosur
Dhunimi i 18-vjeçarit në Golem/ Xhaxhai u nis për hakmarrje me kallashnikov, hoteli jep versionin e tij





