Një person është dërguar në spital në gjendje të rëndë, pasi është aksidentuar nga një makinë në Rrugën e Dibrës, Tiranë.
Sipas personave në vendngjarje, ambulanca ka vonuar 20 minuta për të ardhur.
Këmbësori po kalonte vijat e bardha, kur u përplas nga mjeti tip Fiat. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





