Një protestuese ka deklaruar se qytetarët janë prej 30 ditësh në protestë dhe qeveritarët ende nuk i kanë dëgjuar kërkesat e tyre. Gjatë një prononcimi për mediat ajo tha se politikanët duhet të ishin në burg, pasi edhe SPAK i ka dosjet e tyre.
Më tej ajo shtoi se në një vend demokratik, kryeministri Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen brenda 30 ditësh.
“Të rrëzohen ata se na lodhën, protesta është ajo para Parlamentit. Kemi 30 ditë dhe ata nuk dëgjojnë. Nuk i duam më, duhet të ikin, ikni. Duhet të futen ata në burg, i kanë dosjet e hapura, i ka SPAK dosjet të gjitha, do presim ata ne. Unë do ia dal, do shes veten për këtë fëmijë, po pse të strapasohem në një vend demokratik. Kryeministri nuk jep dorëheqjen për 30 ditë, në një vend demokratik dhe evropian, nuk e kupton që ne do e rrëzojmë, ndaç me dhunë ndaç me protestë, ky ka marrë fund, do ta rrëzojmë”, tha ajo mes të tjerash.





