Reagimi ndërkombëtar ndaj zgjedhjeve amerikane vijon pasditen e sotme me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se ai dhe presidenti sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump “shikojnë sy për sy” mbi “kërcënimin iranian” dhe “rrezikun që paraqet ai”.

Në një deklaratë, Netanyahu zbuloi se ka folur tre herë “në ditët e fundit” me republikanin Trump. Kryeministri izraelite i quajti këto biseda “të rëndësishme” që ishin krijuar për të ndërtuar mbi marrëdhëniet midis dy vendeve.

Deklarata e tij prek edhe sulmet e fundit ndaj tifozëve izraelitë në Amsterdam.

Kryeministri thotë se “do të bëjmë atë që duhet bërë për të mbrojtur veten dhe qytetarët tanë”.