Këngëtari dhe kantautori i njohur Françesk Radi është shtruar në gjendje të rëndë për jetën në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Mësohet se Françesk Radi i moshës 67 vjeç, ndodhet në reanimacionin qendror ku është shtruar me urgjencë sot herët në mëngjes, pasi ka pësuar një hemoragji cerebrale.

Bashkëshortja Tefta Radi ndodhet pranë tij në këto momente të vështira dhe apelon për ta nisur jashtë shtetit. Sipas saj, gjendja e Franceskut është tepër kritike dhe një mjekim i specializuar jashtë vendit mund t’i shpëtojë jetën.